Panele diellore
Panelet diellore Solaris, fjala e fundit e teknologjise.
Solaris eshte nje prodhues kryesor i produkteve te energjse diellore termike.
Kompania ka një staf të specializuar në kete fushe, të cilët kujdesen deri në detaje në shërbimin ndaj klientit deri ne dorezimin e punes. Objektivi kryesor i kompanisë është që të arrijë komfortin në ambientet tuaja, shëndet dhe kursim energjie. Sot investimi më i mire është efikasiteti i energjisë, e cila prodhon një kthim të madh të investimeve, në kohë të caktuara, Solaris ka si qëllim të hartojë, instalojë dhe mirëmbajë sistemet në mënyrë efikase të ngrohjes se ujit duke ofruar zgjidhje me nevojat specifike të secilit klient sipas kerkesave. Gama e gjërë e artikujve i siguron konsumatorit zgjidhjen e duhur.
Prodhimet tona jane te pranishme si produktet e grupeve me te medha ne mbare boten. Instalimet e produkteve tona jane perdorur per te kenaqur nevojen e konsumatorve per uje te ngrohte pa asnje kosto te energjise si per perdorim shtepiak ashtu dhe profesional (shtepi, hotele, spitale, qendra sportive etj.
Si funksionojne
Te gjitha panelet diellore kane themel te funksionimit te tyre dhe aftesine per te kapur energjine e diellit permes shfrytezimit te rezatimit elektromagnetik dhe kthimit ne energji termike per ngrohjen e ujt apo dhe ngrohje te mjedisit. Per te marre koeficentin maksimal te shfrytezimit, sigurisht qe ato do te duhet te vendosen ne vende qe dallohen per nje rrezatim diellor sa me te zgjatur ne kohe, ne menyre te vecante kur keto jane te orientuar per nga jugu.
Panelet diellore mund te karakterizohen ne:
-Panele diellore termike. Keto lloj panelesh jane te percaktuara qe permes ngrohjes se fluksit te ujit, te mundesojne ngrohjen e tij.
-Panele diellore me perqendrim. Mbi bazen e te njejtit parim pune, ne kete rast mund te kemi perfitim te energjise elektrike, permes nje aparature shtese, turbo-gjenerator.
-Panel diellore fotovoltaik. Perberes shtese ne kete tip paneli jane edhe qelizat fotovoltaike, te afta per te shnderruar energjine termike ne energji elektrike.
-Panel diellor hibrid. Ne kete rast kemi nje kombinim te paneleve diellore termik me ate te fotovoltaik.
Ne rastin me te mire, konsulta me ekspertin perkates do te ishte gjeja me e zgjuar perpara se te vendosim se cilin tip paneli do te perdorim.
Solaria Albania tregton paisje rezidenciale, komerciale dhe paisje per instalime të mëdha qendrore te tilla si:
- Sistemet diellore me qarkullim natyrore deri në 300Lt.
- Sistemet qendrore me qarkullim te detyruar deri në 1000Lt.
- Panele diellore familjare dhe te kombinuar me bolitore
Kualifikimet
Procedurat e prodhimit te SOLARIS janë të certifikuara sipas ISO 9001: 2008. Kompania bashkëpunon me institutet shkencore dhe laboratorëve të testimit të ITW-SWT në Gjermani, SPF në Zvicër dhe NCRS DEMOKRITOS në Greqi për zhvillimin e vazhdueshëm dhe përmirësimin e performancës së prodhimeve dhe kontrollin profesional të efikasitetit dhe qëndrueshmërise se tyre. Prodhimet tona janë Solar Keymark dhe SRCC te certifikuara.
Përvoja shumvjecare, si dhe produkte të cilësisë së lartë, për më shumë se tre dekada, bejne kompanine tonë për të kontribuar ne furnizimin e tregut të sistemeve Termike Botërore Diellore me zgjidhje të qëndrueshme, efikase dhe me kosto efektive që janë aleatë për mbrojtjen e mjedisit.